Reperi i njohur Big Basta është një nga reperët më të pëlqyer në Shqipëri. Aktualisht ai jeton në Tiranë bashkë me bashkëshorten e tij, këngëtaren Vesa Luma dhe djalin e tyre.
Së fundmi reperi ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet një foto e tij bashkë me Vesën gjatë martesës së tyre.
Në qoftë se nuk e keni ditur, sot (e martë) ata bëjnë një vit të martuar. Kujtojmë që dasma e tyre ishte një nga më të veçantat ndonjëherë, pasi si destinacion për kurorëzimin e tyre ata zgjodhën qytetin bregdetar të Sarandës.
Big Basta është kujdesur që në këtë datë të veçantë t’i dedikojë Vesës disa vargje shumë të veçanta, për të kujtuar kështu një nga netët e tyre më të bukura. /Telegrafi/