Quhet “Big Bang” shkrepja e fotografit francez Armand Sarlangue, zgjedhur si fituesi i përgjithshëm i konkursi kushtuar fotografisë ajrore, Drone Photo Awards 2022 0 që është pjesë e Siena Awards, një konkurs ndërkombëtar i artit fotografik.
Imazhi, shkruhet në një shënim, vjen nga Islanda dhe tregon një çarje dytësore disa qindra metra nga krateri kryesor i vullkanit Fagradalsfjall, i përjetësuar nga lart gjatë fazës së fundit të shpërthimit të shtatorit 2021.
Fotoja fituese, e përzgjedhur nga mijëra imazhe të dërguara nga 2 624 pjesëmarrës nga 116 vende, do të prezantohet në ekspozitën “Mbi ne vetëm qielli”, në Muzeun e Historisë Natyrore (Accademia dei Fisiocritici) në Sienë, nga 1 tetori deri më 20 nëntor.