Producenti i hiteve, Big Bang, po shijon kohën e lirë për të pushuar në prezencë të të dashurës së tij.
Big Bang, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gjikolli, ka gjetur kohën që të pushojë pasi realizoi një sërë hitesh në periudhën e fundit, të cilat lanë gjurmë, si zakonisht, në skenën muzikore shqiptare.
Tash ai ka publikuar një foto me të dashurën e tij Blerinën nga pushimet, ku ata shfaqen duke u puthur të lumtur në prezencë të njëri-tjetrit.
Ndryshe, Big Bang është pronar i shtëpisë së hiteve Redbox dhe njeriu kryesor prapa suksesit të shumë artistëve, e së fundmi edhe njeriu prapa suksesit të vëllait të tij, reperit Gjiko. /Telegrafi/