Site icon Telegrafi

Bifurkacioni i Nerodimes, dëshpërim për vizitorët (Video)

Shtrati i lumit që në vendin kur ndahet e që përfundon më pas në dy dete mbetet i tharë, derisa zyrtarët e Komunës së Ferizajt thonë se së shpejti do të bëjnë zgjidhje për problemin, raporton KTV.

Në këtë vend vijnë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por nuk e gjejnë atë që kanë pritur.

Nga bifurkacioni i lumit Nerodime tash e një kohë ka mbetur vetëm shtrati i tharë i një lumi që ndahet në dy degë, e që dikur përfundonin në dy dete.

Kjo gjendje, sipas Shaban Kashtanjevës, është krijuar pasi që lumit Nerodime i është penguar rrjedha nga një restorant tjetër afër, e pavarësisht ankesave zgjidhja nuk është bërë, transmeton Koha.net.

Por, sipas Drejtorit të Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, problemi është te shtrati i lumit, që ka nevojë për intervenim.

 

Exit mobile version