Telegrafi

Bifurkacioni” edhe në Han të Elezit

Me një nënshkrim të marrëveshjes së bashkëpunimit në nivel të kryetarëve të komunave, kompania rajonale për ujë dhe kanalizim “Bifurkacioni” sot ka marrë përgjegjësinë që të mbulojë me shërbime edhe komunën e Hanit të Elezit e cila ishte e pa përfshirë deri më tani në këtë kompani.

Kryetari i komunë së Ferizajt Muharrem Svarqa tha se është i rëndësishëm ky nivel bashkëpunimi i cili do të jetë shumë i dobishëm në radhë të parë për vet qytetarët e Hanit të Elezit.

“Është një sukses i cili ka filluar para një viti me propozimin e CDI-së në Zyrën e Rregullatorit për ujësjellës dhe kanalizim pranë Qeverisë së Republikës së Kosovë,konkretisht pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Në takimet që kemi pasur paraprakisht para një viti gati në këtë ministri në jemi zotuar që do të realizojmë pjesën tonë të punës për t’i nënshkruar këto marrëveshje dhe për t’i hapur rrugë investimeve që do të realizojmë me Qeverinë zvicerane përmes CDI-së dhe të cilat do të menaxhohen nga kompania “Bifurkacioni” e komunës së Ferizajt e që ka të bëjë me komunat e Kaçanikut, Hani të Elezit dhe Shtërpcës dhe do të bëjmë përmbylljen m e sukses për zgjerimin e kësaj kompanie”, ka thënë Svarqa.

Kurse kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma u shpreh i kënaqur që tani e tutje banorët e Hanit të Elezit do ta kenë një adresë për këto shërbime jetike.

Ai theksoi sa ka pasur paqartësi në mes ligjeve në fuqi për ndërmarrjet publike dhe për vetëqeverisje lokale andaj zgjidhja më e mirë është parë bashkëpunimi me kompaninë “Bifurkacioni”.

Edhe përfaqësues të CDI-së zvicerane u zotuan se bashkëpunimi i këtij lloji do të sjellë edhe investime të reja për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve.

Në takimin e sotëm u bë e ditur se qeveria zvicerane përmes CDI-së për 16 vjet pas luftës ka investuar mbi 25 milionë euro dhe kjo përkrahje pritet të vazhdojë edhe më tutje. /Telegrafi/