Telegrafi

Bierhoff flet për të ardhmen e Can dhe Goretzkas: Mesfushori i Liverpoolit me 60 për qind të Juventusi

Oliver Bierhoff, ish-sulmues dhe sot një nga menaxherët e kombëtares gjermane, ka thënë se Emre Can mund të përfundojë te Juventusi.

Tash e një kohë Juventusi është duke insistuar për dyshen gjermane, me Emre Canin që është prioritet.

“Tani për tani, nëse do të zgjidhte Italinë, do ta bënte vetëm për Juventusin”, ka thënë Bierhoff.

Ai ka shtuar se ka mundësi prej 60 për qind që ky transferim të realizohet.

Ndërsa sa i përket mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka, Bierhoff nuk beson se do largohet e aq më pak që të shkojë tek Juventusi.

Goretzka mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametrat zero. /Telegrafi/