Telegrafi

Bierhoff: Dzeko lojtar i duhur për Milanin

Rossonerët janë të interesuar për ta transferuar sulmuesin boshnjak, mirëpo kampioni gjerman deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga sulmuesi, porse mësohet se për ta shitur Dzekon, Wolfsburgu do të kërkojë së paku 30 milionë euro.

“Dzeko ka shënuar shumë gola dhe ai mund të jetë i suksesshëm. Ai është një djalosh i qetë dhe i këndshëm. Ai nuk ka emër, mirëpo i përshtatet gjendjes aktuale ekonomike të Milanit”, ka thënë Bierhoff për “La Gazzetta dello Sport”.