Rreth 200 fotografi nga të gjitha kontinentet e botës do të prezantohen në bienalen e 15-të ndërkombëtare të artit fotografik ‘Fotomedia’, e cila do të hapet sonte në galerinë ‘Çifte hamam’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizator është foto klubi ‘ELEMA’ nga Shkupi, fitues i çmimit Gran pri ‘Pllakatë e Qytetit të Shkupit’ është Arkadiush Branicki nga Polonia, ndërsa tradicionalisht çmimi ndahet me rastin e 13 Nëntorit-Ditës së lirimit të Qytetit të Shkupit’.
Ekspozita do të hapet nga artistja figurative dhe profesoresha universitare Elizabeta Avramovska.
‘Fotomedia’ është një nga ekspozitate rralla në botë, e cila kryesisht e kultivon print-fotografinë, në të cilën dominon qasja autoriale dhe njihet për këtë në Asociacionin Botëror të Fotografisë. /Telegrafi/