Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira transparente në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë mjegull në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-18 m/sek. Erë me rrahje dhe relativisht intensive përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzimi në det parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1,8-2,7 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 4/16 diell pak re
Kukës 0/10 re
Lezhë 2/17 diell pak re
Dibër 0/8 diell re
Durrës 7/19 diell pak re
Tiranë 5/19 diell pak re
Elbasan 2/18 diell pak re
Berat 3/19 diell pak re
Vlorë 8/18 diell pak re
Korçë -1/10 diell pak re
Gjirokastër -1/15 diell pak re
Sarandë 6/18 diell pak re. /Telegrafi/