Site icon Telegrafi

Bien shitjet me pakicë në Gjermani

Shitjet me pakicë në Gjermani kanë ra më shumë sesa pritej në muajin dhjetor, duke sugjeruar se konsumi privat në ekonominë më të madhe të Evropës kishte pësuar tkurrje, në muajin e fundit të vitit 2019.

Siç treguan të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave, përcjell Telegrafi, shitjet me pakicë ranë me 3.3 për qind në muaj në terma real, pas një rritje të rishikuar nga poshtë me 1.6 për qind në muajin e kaluar.

Morali gjerman i konsumatorit u rrit papritur në muajin janar, njoftoi grupi hulumtues i tregut GfK, duke sugjeruar që një marrëveshje e pjesshme e arritur në konfliktin tregtar.

Në terma vjetor, shitjet me pakicë u rritën me 0.8 për qind në muajin dhjetor pas një rritje të rishikuar, prej 2.7 për qind në muajin nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version