Telegrafi

Bien shitjet me pakicë në Britani

Ritmi i shitjeve me pakicë në Britani u ngadalësua mprehtë gjatë muajit të kaluar, pas një rritje të fortë gjatë prillit, për shkak se konsumatorët kanë blerë më pak veshje. Volumi i shitjeve u rrit gjerësisht me 0.2 për qind në maj, sipas parashikimeve të ekonomistëve.

Këta të fundit kanë pritur që shitjet me pakicë të jenë të pandryshueshme në muajin maj, pasi u rritën me 0.9 për qind në Prill, ku shitjet e veshjeve shtuan vrullin për shkak të motit të ngrohtë të pazakontë. Në kontrast, maji ishte më i ftohtë se zakonisht. Zyra Kombëtare e Statistikave deklaroi se shitjet e veshjeve ishin 1.6 për qind më poshtë se niveli i prillit, rënia me e madhe që nga Shtatori i 2014-ës. Dyqanet ushqimorë patën çuditërisht një muaj të mirë, më një shtim të volumit me 0.6 për qind, që është dhe rritja më e madhe që nga Dhjetori i vitit të kaluar.

Sondazhet e sektorit privat kanë dhënë perspektiva të kundërta për sektorin gjatë muajit maj. Konfederata e industrisë Britanike raportoi rritjen më të shpejt të shitjeve me pakicë që nga Dhjetori i kaluar, ndërsa Konsorciumi i shitjeve me pakicë Britanik u shpreh se ritmi i shitjeve ishte më modest. Shitjet gjatë tremujorit të dytë u rritën me 4.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, që është dhe ritmi më i ngadaltë vjetor i rritjes në gjashtë muaj. Në terma financiarë, shitjet në tremujorin e dytë janë 1.4 për qind më të larta, rritja më e ulët në dy vite, pasi çmimi mesatar i shitjeve vazhdoi të bie në krahasim me 2014-ën.

Megjithatë, shumë ekonomistë janë shprehur se ndërkohë që përshtaten me çmime më të ulëta, shpenzimet e konsumatorëve Britanikë mund të jenë drejt rrugës për rritjen më të fortë në dekada, pasi inflacioni i ulët dhe rritjet e pagave u japin familjeve më shumë të ardhura në dispozicion. Të dhënat zyrtare treguan rritjen më të shpejtë të pagave në 4 vite.

Por, shpenzimet konsumatore ishin të zbehta në tremujorin e parë, dhe disa zyrtarë të Bankës së Anglisë u shprehën të surprizuar se rënia e çmimit të naftës të vitit të kaluar nuk ka bërë që familjet të shpenzojnë më shumë. Jo të gjithë rritjet në shpenzimet e konsumatorëve janë kontribuese në shitjet me pakicë. Familjet kanë qënë më të përqendruara të shpenzojnë para në ngrëniet jashtë dhe në udhëtime, të cilat nuk janë të përfshira në të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave. /Telegrafi/