Telegrafi

Bien shitjet e telefonave të Samsung

Samsung ka gjeneruar profit në vlerë prej 6.1 miliardë dollarësh, mirëpo kjo vlerë është më e vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur kompania kishte gjeneruar 6.96 miliardë dollarë.

Tremujori i dytë i Samsung ka qenë më i dobët për disa faktorë, duke përfshirë edhe ngadalësimin e shitjeve të telefonave të mençur dhe tabletëve, si dhe rritjen e kostove për zvogëlimin e inventarit.

Kërkesa më e ulët për telefona mobil gjithashtu ka ndikuar që biznesi i çipave të Samsung (System SLI) të zvogëlohet. (Telegrafi)