Telegrafi

Bien shitjet e Microsoft-it

Në tremujorin e parë të këtij viti, shitja e produkteve të Microsoft-it ra 6% në krahasim me një vit më parë.

Edhe fitimi i kësaj kompanie për këtë periudhë ra më shumë se 30%.

Analistët thonë se për shkak të krizës ekonomike globale, përdoruesit e kompjuterave dhe biznesi po shpenzojnë më pak në fushën e teknologjisë.

Mirëpo, të enjten rivali kryesor i Microsoft-it, kompania Apple, njoftoi se volumi i shitjes së produkteve të saj ishte rritur, pavarësisht nga kriza.

Apple po dominon gjithnjë e më shumë tregun e telefonisë celulare.

Kjo kompania shiti 3.79 milionë telefona celularë ‘iphone’ në tremujorin e parë, 123% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kompania Apple njoftoi se sapo ka shitur komponentin e një miliardtë të programeve të saj të softit për këta celularë apo për pajisjen e ipodit.

Në kontrast Microsoft-i i nxjerr fitimet kryesore nga shitja e sistemit Windows apo e softit që përdoret nga biznesi, siç është programi Office.

Prania e kësaj kompanie në tregun e telefonisë celulare nuk është aq e fortë sa e rivalit të saj Apple.

Analistët thonë se Microsofti po humbet gjithnjë e më shumë terren në këtë treg.

Ekspertët thonë se pavarësisht nga kohërat e vështira, konsumatorët duken të gatshëm për të shpenzuar para për të blerë produktetet e Apple-it, iphone apo ipod, sepse ato konsiderohen si produkte që ata duhet t’i kenë patjetër. /bbc/