Telegrafi

Bien shitjet e HTC-së

Krahasuar me një vit më parë, shitjet kanë rënë ndjeshëm pasi që në nëntor të 2011-tës, HTC kishte grumbulluar 30.94 miliardë dollarë tajvanez.

Edhe përkundër lansimin të disa modeleve të reja dhe të avancuara të telefonave të mençur, si HTC One X dhe HTC One X+, kompania nuk po arrin të këndellet, ndërsa mosuksesi i saj i atribuohet rritjes së Samsung.

Përveç rënies së të hyrave për këtë periudhë, HTC nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në njoftimin e saj zyrtar. / Telegrafi /