Telegrafi

Bien presionet inflacioniste në SHBA

Ky është konstatimi i Bankës Qendrore Amerikane, “Federal Reserve”, në raportin e saj “Beige Book”.

Sipas FED-it, nga mesi i tetorit ekonomia amerikane ka vazhduar të dobësohet në të gjitha rajonet, me kushte kreditore që vijnë në përkeqësim dhe një kërkesë me të vogël për të financuar.

Në rënie kanë qenë edhe shitjet dhe aktivitetet e industrisë përpunuese. Tregu i shtëpive dhe rezidencave ka qenë i dobët, ndërkohë që ka një ngadalësim të tregut të punës.