Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska thotë se është mirë të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, megjithëse nuk është më urgjente.
Kjo u tha pasi prokurori publik republikan, Ljubomir Joveski njoftoi dje se Prokuroria Publike do të marrë përsipër lëndët që do t’i dorëzohen nga PSP.
Ajo shtoi se planet A dhe B nuk janë më një opsion, por që situata e re ka krijuar planin C, dhe i bëri thirrje opozitës të çlirohet nga tronditja që rastet e PSP-së do të kenë vazhdimësi.
Ligji për Prokurorinë Publike pritet të miratohet deri më 15 shtator. Për tu miratuar kërkohet një shumicë prej dy të tretave të deputetëve, ndërsa miratimi i tij është thelbësor për integrimin evropian të vendit./Telegrafi/