Telegrafi

Bien për 2.8 për qind depozitat

Ndryshimet më të theksuara sa i përket normave të interesit gjatë 3 mujorit të fundit, sipas hulumtimit të GAP-it janë vërejtur, Tek kreditë personale, ndryshimet në norma të interesit sillen nga 0.1 deri në 1.1 për qind, e që kryesisht janë norma interesi të zbritura, përpos BKT-së dhe BEK-ut të cilat i kanë rritur normat për 0.5 deri në 0.9 për qind, përderisa ne ProCredit Bank dhe NLB nuk ka pasur ndryshime në normat e interesit.

Kreditë për biznese, normat e interesit dallojnë më së shumti, ato kanë shënuar rënie prej 0.2 deri në 2.0 për qind. Tek kreditë për shtëpi, nuk ka pasur shumë ndryshime, normat e interesit për shtëpi sillën prej 8.9 për qind deri në 12 për qind.

Kurse sa u përket depozitave, ato kanë shënuar rënie prej 2.8 për qind.

Nga të gjitha ndryshimet e paraqitura më lartë, shihet qartë se nuk ka pasur lëvizje të mëdha në normat e interesit, përveç vazhdimit të rënies së normave të interesit në depozita. Normat më të larta të interesit në Kosovë ofrohen për agro kreditë 15.0 – 24.0 për qind, mirëpo jo të gjithë bankat në Kosovë ofrojnë agro kredi.

Nëse shikojmë ndryshimet nga numri i parë deri tek ai i katërti, do të vërejmë se ProCredit Bank dhe Banka Ekonomike kanë ulur normat e interesit për shumat e mëdha të kredive prej 1.0 – 1.4 për qind, përderisa BPB-ja i ka ngritur ato deri në 5 për qind, e kjo si rezultat se normat e deklaruara në numrin e parë ishin shumë të ulëta. /Telegrafi/