Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2015, ky çmim pësoi rënie për -0.5 për qind , krahasuar me TM4 2014, ndërsa krahasuar me TM1 2014 çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej -1.4 për qind .
Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.5 për qind në TM1 2015 krahasuar me TM4 2015. Rëniet më të mëdha të çmimeve ishin në sektorët e produkteve minerale (-11.1 për qind ), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.9 për qind ), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.4 për qind ), këpucët (-1.6 për qind ), druri dhe artikujt e drurit (-0.5 për qind ), mjetet e transportit (-0.3 për qind ), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1 për qind ) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe qelqit ( -0.1 për qind ).
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve në sektorët produkteve bimore (24.0 për qind ), vajrat ushqyese (4.4 për qind ), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (4.1 për qind ), artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.6 për qind ), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal, muzikor dhe mekanizmat e orës (2.8 për qind ), letrat dhe artikujt e saj (1.7 për qind ), shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (1.5 për qind ), produktet e industrive kimike (0.9 për qind ), tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.4 për qind ).
Çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -1.4 për qind në TM1 2014, krahasuar me TM1 2015. Rëniet më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (-16.7 për qind ), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-4.9 për qind ), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-3.9 për qind ), mjetet e transportit (-3.8 për qind ), këpucët (-1.6 për qind ) dhe produktet e industrive kimike (-0.6 për qind ).
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te produktet bimore (19.8 për qind ), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (7.5 për qind ), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal, muzikor dhe mekanizmat e orës (6.9 për qind ), artikujt e ndryshëm të prodhuar (6.8 për qind ), shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (5.2 për qind ), letrat dhe artikujt e saj (4.9 për qind ), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (2.5 për qind ) artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit ( 1.6 për qind ), vajrat ushqyese (1.5 për qind ), tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.4 për qind ), druri dhe artikujt e drurit (0.1 për qind ). /Telegrafi/