Site icon Telegrafi

Bien nga gjashtë metra lartësi duke bërë dashuri

Në një moment ata ishin mbështetur në dritare duke bërë dashuri, e cila me sa duket nuk mundi ta durojë hovin e pasionit, kështu çifti i ri ra nga lartësia prej gjashtë metrave në oborrin e ndërtesës.

Fatkeqësinë e vërejtën fqinjët të cilët e thirrën menjëherë ndihmën e shpejtë. Në momentin e arritjes së mjekëve çifti po qëndronte pa lëvizur në oborr, ndërsa të dy pas rënies kishin pësuar fraktura të ndryshme.

Në paraqitjen para gazetarëve Mirja, e cila një kohë të gjatë është e martuar me një burrë tjetër, tha se me Robertin nuk po bënte dashuri dhe nuk i kujtohet saktë se si kishin rënë nga dritarja. /Telegrafi/

Exit mobile version