Site icon Telegrafi

Bien investimet e huaja

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë kanë arritur vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë euro të regjistruar në vitin 2015, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, për vitin 2016.

“Në kuadër të strukturës së investimeve të huaja, me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/

Exit mobile version