Telegrafi

Bien gurë në tunelin e Kalimashit

Shkak për këtë ka qenë një rënie gurësh brenda në tunel.

Bëhet e ditur se në një gjatësi prej 1 kilometri brenda tunelit, nuk është realizuar betonimi dhe si rrjedhojë është vënë rrjetë mbrojtëse.

Por ndërkohë në këtë pjesë ka nisur rënie e gurëve, çka ka bërë që të mos lejohet futja e automjeteve brenda në tunel.

Ende nuk ka të dhëna të mëtejshme, ndërsa pritet që të vërtetohet se cili ka qenë shkaku kryesor për këtë problem të menjëhershëm pas përurimit që i bëri dje Kryeministri Berisha aksit Rrëshen – Kalimash.

Ndërkohë që Ministria e Transporteve në një reagim të vonë, ka deklaruar se nuk ka probleme me qarkullimin dhe se tuneli dhe rruga funksionojnë normalisht.

Mediat në Shqipëri gjithashtu raportojnë se ka tuneli do të mbyllet sërish në datën 30 qershor për të kryer punimet e mbetura.