Telegrafi

Bien Facebook, Instagram e Threads

Shumë përdorues nga e mbarë bota po kanë probleme të qasen në llogaritë e tyre në Facebook dhe Instagram.

Përdoruesit thonë se pavarësisht se po tentojnë të qasen duke e shkruar fjalëkalimin e tyre, ata assesi nuk po mund të qasen, transmeton Telegrafi.

Raportohet se problem të ngjashme janë shfaqur në Instagram dhe Messenger, duke mos “shpëtuar” as Threads.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sakta të këtij problemi, por përdoruesit e probleme të shumta janë raportuar në faqen Downdetector.

Nga Meta akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë problem që ka prekur miliona përdorues nga e mbarë bota. /Telegrafi/