Gjashtë blerës në një qendër tregtare në lindje të Zvicrës janë lënduar të shtunën, kur nga kulmi ranë dekorimet e Krishtlindjeve, ka njoftuar policia e këtij vendi.
Ata gjithashtu theksuan se kanë rënë edhe disa drita dhe dekorime tjera, që zakonisht përdoren gjatë festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.
Incidenti ka ndodhur në një qytezë në kantonin Shvic, e siç raportojnë mediat lokale, i tërë objekti është evakuuar pas rënies së dritave dekoruese.
“Befasisht u dëgjua një krismë e madhe. Njerëzit ishin të shokuar”, tha një blerës për Blick Daily.
Mediat kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihen autoambulancat.
E sipas policisë të gjithë të lënduar janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman. /Telegrafi/
Des décorations de #Noël accrochées au plafond se sont effondrées sur une hauteur d'une dizaine de mètres dans le centre commercial #Mythen d'Ibach, sur la commune de #Schwyz. Six femmes ont été blessées, dont deux grièvement https://t.co/aIfAjBsvJu pic.twitter.com/wTgUKgBRaI
— RTS Info (@RTSinfo) November 20, 2021
Mythen-Center in Ibach SZ:Weihnachtsschmuck fällt auf Besucher – zwei Personen erheblich verletzt https://t.co/LgJpkUSNM7
— Eduard Antoniu (@Editwit) November 20, 2021