Site icon Telegrafi

Bien çmimet e prodhimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë të këtij viti (TM12 2018).

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për (-1.0%) në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017.

“Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-4.9%); nxjerrja e xehes së metalit (-2.6%); prodhimi i pijeve (-1.4%); prodhimi i produkteve kimike (-0.3%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.2%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.1%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.1%)”, ka njoftuar ASK-ja, shkruan Telegrafi.

Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i metaleve (6.9%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (3.8%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (1.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (1.0%); prodhimi i mobiljeve (0.9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); prodhimi i produkteve ushqimore (0.7%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (0.3%); dhe prodhimi i pajisjeve elektrike (0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me TM1 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.2%.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i pajisjeve elektrike (14.8%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (4.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (4.7%); prodhimi i metaleve (2.5%); prodhimi i produkteve ushqimore (1.9%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (1.2%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.6%); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.3%)”, thekon raporti i ASK-së.

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-2.8%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.4%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.0%); prodhimi i produkteve kimike (-0.9%); dhe prodhimi i mobiljeve (-0.5%). /Telegrafi/

Exit mobile version