Çmimet shitëse të prodhimeve industriale për muajin nëntor të vitit 2016 ishin 0.1% më të ulëta në nivel mujor, kurse 0.2% më të ulët në nivel vjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Krahasuar me muajin e kaluar, janë më të larta në xehetari dhe gurthyese, për 1%, kurse janë më të ulëta në sektorin e industrisë së përpunimit, për 0.1% dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim, për 1.6%.
Në nëntor të vitit 2016, çmimet shitëse të prodhimeve industriale janë më të larta në sektorin e xehetarisë dhe gurthyeseve, për 6.1%, si edhe në furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, për 0.3%, por janë më të ulëta në industrinë e përpunimit, për 0.8%./Telegrafi/