Telegrafi

Bien akuzat për Barcelonën

Përmes një deklaratë, Barcelona njoftoi se janë ndërprerë akuzat kundër klubit vetë, presidenti Josep Maria Bartomeu dhe ish-presidentit Sandro Rosell, për rastin “Neymar”.

Prokuroria spanjolle ka akuzuar Barçën se ka fshehur kontratës e vërtetë të sulmuesi brazilian, Neymar, ku në këtë formë janë shmangur edhe tatimit duke krijuar evazion fiskal, transmeton Telegrafi.

“Gjykata Provinciale e Barcelonës ka anuluar kërkesën për gjykim, të lëshuar nga Pablo Ruz, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, si dhe ka anuluar akuzat kundër Barcelonës, presidentit Josep Maria Bartomeu dhe ish-presidenti Sandro Rosell”, shkruan në njoftimin e klubit katalonas.

Fitorja e parë erdhi kur Divizioni Penal i Gjykatës Kombëtare e shpalli veten të pamundur për të gjykuar ankesën e rastit, duke ia referuar tërë çështjen Gjykatës Krahinore të Barcelonës. /Telegrafi/