Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, ka parë që akuzat për përdhunim dhe sulm kundër tij kanë rënë poshtë, rreth një vit pasi ai ishte arrestuar fillimisht.
Greenëood u arrestua në janar të vitit të kaluar dhe u pezullua nga klubi anglez menjëherë pas kësaj, përpara se të lirohej më vonë me kusht, dhe që atëherë nuk ka stërvitur apo luajtur për Djajtë e Kuq.
Tetorin e kaluar, sulmuesi anglez u arrestua për herë të dytë, pasi kishte shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe ai do të dilte në gjyq në nëntor.
Megjithatë, pasditen e sotme (e enjte) u konfirmua se 21-vjeçari nuk do të përballet më me asnjë akuzë.
“Duke pasur parasysh mbulimin e konsiderueshëm mediatik të këtij rasti, është e drejtë që të ndajmë lajmin se 21-vjeçari, i cili ishte arrestuar dhe i akuzuar në lidhje me një hetim të hapur në janar 2022, nuk përballet më me procedim penal në lidhje me këtë”, ka thënë kryeinspektorja Michaela Kerr, Shefe i Mbrojtjes Publike të Policisë së Mançesterit.
BREAKING: Manchester United footballer Mason Greenwood has had all charges against him, including attempted rape and assault, dropped.
More on this breaking story: https://t.co/60ahPAUVCT
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/F5eBK3DsxI
— Sky News (@SkyNews) February 2, 2023
“Grupi hetimor ka qëndruar në kontakt të rregullt me ekipin ligjor, duke dhënë çdo përditësim të shënimeve, dhe në këtë mënyrë kuptojnë arsyetimin e pushimit të procedimit në këtë fazë dhe se ky vendim nuk është marrë lehtë”.
“Me gjithë interesimin e mediave dhe publikut për këtë rast, ne kemi vendosur të mos komentojmë më në detaje”, mbyllet njoftimi. /Telegrafi/