Drejtoresha e Përgjithshme e “Victoria’s Secret”, Jan Singer ka dhënë dorëheqje pas dy vjet qëndrimi në krye të kompanisë së mbathjeve të brendshme.
Kompania e brendshmeve e zotëruar nga L Brands, ka luftuar për të rritur shitjet pasi blerësit e vegjël tashmë kanë filluar t’ia kthejnë shpinën atyre.
Singer u bashkua me kompaninë pasi u largua nga Spanx dhe përpiqej “agresivisht” të gjej klientë të rinj për produkte të reja.
Mediat e huaja kanë raportuar se aksionet e “Victoria’s Secret” kanë rënë në bursat botërore për një për qind dhe kjo ishte e mjaftueshme që të merren masat e para, në mënyrë që mos të ndodh më e keqja – falimentimi.
Kompania pritet të ndajë më shumë detaje rreth largimit të presidentes, kur L Brands do të raportojë për të ardhurat e tremujorit të fundit, tha një burim i brendshëm për NBC.
Blerësit femra sot janë gjithnjë e më pak të të brendshmeve të “Victoria’s Secret” duke preferuar më shumë të brendshmet “Savage x Fenty”, pronare e të cilës është Rihanna.
Ndryshe, aksionet e L Brands janë ulur rreth 38 për qind deri më tani këtë vit. /Telegrafi/