Telegrafi

Bieber i zhgënjen sërish fansat

Justin Bieber ua ka thyer zemrat fansave në mbarë botën kur pati deklaruar se nuk do t’i takojë apo pozojë me ta gjatë turneut të tij botëror “Purpose”.

Mirëpo, duket se këngëtari nuk ka mundur ta mbajë premtimin duke i acaruar akoma më tepër fansat, pasi është zbuluar se kanadez vazhdon ende të takojë fansat në prapaskenë, por vetëm ata që kanë bileta VIP, transmeton TCH.

Sipas TMZ, një burim i afërt me Justin ka shpjeguar se të gjithë fansat që kanë blerë një biletë me vlerë 2.000 dollarë apo kanë dikë që njeh mirë Bieber, atëherë mund ta takojnë këngëtarin.