Site icon Telegrafi

Bieber, një pedofil i maskuar 51 vjeçar?

The Onion News Network (ONN), ka zbuluar një video shokuese, ku Justin Bieber na del një 51 vjeçar i quajtur Michael Cote, i cili është paraqitur si pop superylli për vite të tëra, duke përdorur një maskë dhe duke goditur zemra të mijëra vajzave, të cilat ai i ka shfrytëzuar.

“Në retrospektivë, diçka e ngjashme si Justin Bieber mund të shihet si një gjetje e rëndësishme e shfrytëzimit seksual”, theksoi një hetues.

Fjalët ‘e sinqerta’ të Cotes kanë manipuluar mendjet e mijëra vajzave të mitura në mbarë botën, ndërsa tani ai e sheh veten prapa grilave, falë një paraqitjeje ku maska e tij kishte rënë në skenën e një koncerti.

Ende nuk dihet nëse këto pohime janë të vërteta, por një gjë dihet – diçka e çuditshme është duke u zhvilluar rreth Justin Bieber dhe personalitetit të tij.

Për më shumë, shikoni videon: 

 

/Telegrafi/

Exit mobile version