Telegrafi

Bieber mori një ofertë të parezistueshme nga Trump dhe partia e tij

Justin Bieber së fundmi ka marrë një ofertë të parezistueshme nga Partia Republikane për të performuar në një eveniment të tyre.

Këngëtarit thuhet se i janë ofruar pesë milionë dollarë vetëm për një natë, ndërsa Partia Republikane me në krye Donald Trump ka theksuar se 21-vjeçarit do t’i mbulohej çdo shpenzim ekstra për sa i përket sigurisë, transportit apo pajisjeve artistike, transmeton TCH.

Justin ishte krejtësisht i gatshëm ta pranonte ofertën pasi është me origjinë kanadeze dhe nuk është aspak i përfshirë në politikën e Amerikës. Një arsye tjetër ka të bëjë sigurisht me shumën e cila nuk i është ofruar askujt në industrinë e muzikës deri më tani.

Fatkeqësisht këngëtari i hitit “Love Yourself” u detyrua të refuzojë pasi menaxheri i tij dha dorëheqjen, ndërsa mbështetës të Clinton dolën në deklaratë duke thënë se kjo ofertë është krejtësisht politike, pasi paratë do të dilnin nga buxheti i Partisë Republikane.