Analisti austriak, Florian Bieber, njiherit bashkërendues i Grupit për Këshill politik evropian (BIEPAG), thotë se marrëveshja për çështjen e emrit është një pajtim i mirë dhe ofron zgjidhje të përhershme.
Sipas tij, është e qartë se ka dy idenitetet maqedonase, një në veri të Greqisë, dhe një në Maqedoni, dhe se të dyjat mund të bashkëjetojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bieber thotë se Marrëveshja bazohet në ekzistimin e këtij ideniteti në të dy vendet dhe kjo siguron gjuhën dhe kombësinë maqedonase, dhe se e ndryshon emrin e vendit.
Mirëpo, analisti austriak thotë se marrëveshja do të has në vështirësi të zbatimit, për shkak të qëndrimeve nacionaliste që ekzistojnë në të dy vendet, dhe se referendumi do të jetë një pengesë tjetër për zbatimin e plotë./Telegrafi/