Telegrafi

Bieber kërkon respektin që ka Adele

Justin Bieber mendon se meriton respektin e njëjtë të njerëzve, ashtu si e respektojnë Adele. Dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë do të jetë një telash i madh.

Këngëtari u shfaq para fansave në një koncert të dielën në Mançester, ku një herë u largua, pastaj u kthye prapë, porse u kritikua se ai nuk kishte një qëndrim të mirë.

Lexo po ashtu E pabesueshme! Bieber hedh mikrofonin dhe braktis koncertin (Video)

Burime pranë Bieber kanë marrë vesh se krejt këtë këngëtari po e bën me një qëllim, transmeton Klan Kosova.

Ai nuk do që të performojë në vende ku adhuruesit e tij bërtasin. Ai ndjen se muzika që bën ka evoluar në territorin e të rriturve.

Më tej, Bieber ka thënë se fansat mund të brengosen për muzikën e tij, por jo edhe për të.