Justin Bieber mendon se meriton respektin e njëjtë të njerëzve, ashtu si e respektojnë Adele. Dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë do të jetë një telash i madh.
Këngëtari u shfaq para fansave në një koncert të dielën në Mançester, ku një herë u largua, pastaj u kthye prapë, porse u kritikua se ai nuk kishte një qëndrim të mirë.
Burime pranë Bieber kanë marrë vesh se krejt këtë këngëtari po e bën me një qëllim, transmeton Klan Kosova.
Ai nuk do që të performojë në vende ku adhuruesit e tij bërtasin. Ai ndjen se muzika që bën ka evoluar në territorin e të rriturve.
Më tej, Bieber ka thënë se fansat mund të brengosen për muzikën e tij, por jo edhe për të.