Site icon Telegrafi

Bie YouTube, miliona njerëz në të gjithë botën nuk mund të transmetojnë video në internet

YouTube thuhet se ka pasur probleme për mijëra përdorues në të gjithë botën.

Por nuk dihet se cili është burimi i ndërprerjes.

Monitori i pavarur i ndërprerjeve DownDetector tregon se çështja është globale, raporton MailOnline, duke shtuar se problemet u raportuan të hënën pasdite.

Sipas raporteve, problemet në YouTube përfshinin mundësinë për të luajtur video, për të ngarkuar faqen kryesore dhe për t’u identifikuar.

Ndërkohë mijëra raportuan probleme me përdorimin e shërbimit të transmetimit të videos.

Një zëdhënës i YouTube tha: “Disa njerëz për pak kohë kanë hasur në gabime, ose një përvojë më të ngadaltë se normale në YouTube sot. Ne kemi punuar shpejt për të adresuar këtë çështje. Na vjen keq për çdo shqetësim që shkaktoi”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version