Telegrafi

Bie vlera e Apple në treg!

Aksionet e Apple sot kanë rënë në  518,63 dollarë, një rënie kjo për rreth 10 për qind. Por,  në nivel vjetor, vlera e aksioneve është ende më e madhe për 30 për qind. Ajo arriti kulmin e saj në shtator të këtij viti, kur vlera e aksioneve ishte 705,07 dollarë.

Sot gjatë ditës, firma e hulumtimeve IDC tha se rangimi i Apple në tregun e Kinës ra në  vendin e gjashtë për tremujorin e tretë, ndërsa Apple përballet me konkurrencën e ashpër të markave kineze. / Telegrafi /