Telegrafi

Bie vlera e aksioneve anembanë botës

Sot në orët e para të ditës, indeksi kryesor në Kinë shënoi rënie prej 5 për qind. Dhe në Hong Kong u shënua rënie në të njëjtën vlerë.

Indeksi kryesor në Japoni ka shënuar rënie me 4.5 për qind, një rënie e ngjashme me këtë dje në Japoni u pasua nga rënie të mëdha të vlerës së aksioneve në mbarë botën.

Në Francë, Gjermani dhe Britani vlera e aksioneve dje ra mes 3 dhe pesë për qind.

Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, tha se tregjet kane reaguar negativisht ndaj masave të propozuara javën e kaluar nga presidenti Bush te cilat kishin për qellim stimulimin e ekonomisë amerikane. /bbc/