Dy persona kanë vdekur nga rënia e një vinçi në Kavadar, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Informatat për MPB-në i kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar, ku thonë se aksidenti ka ndodhur në një lokacion ku është duke u ndërtuar një objekt.
Në vendin e aksidentit janë të pranishëm prokurori publik, grupi hetimor dhe inspektorati i punës.
Më shumë informacion priten gjatë ditës.
Vdekjen e dy personave e ka konstatuar edhe ekipi i ambulancës.