Në tremujorin e katërt të vitit 2018 ka rënie të tregtisë me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit. Kështu thuhet në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, tremujori i katërt 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas Agjencisë, në këtë periudhë ka pasur rritje të tregtisë me pakicë.
“Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e 2018-së, krahasuar me tremujorin e tretë të 2018-së, kishte rritje te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 15.3 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 4.6 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 2.1 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 1.6 për qind dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 0.2 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së, përcjell Telegrafi.
ASK thotë se rënie ka pasur në pajisjet informatike dhe të telekomunikimit.
Derisa gjatë këtij tremujori pati rënie te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 9 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 3.1 për qind dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar me 1 për qind. Në tremujorin e katërt të 2018-së kishte rritje, krahasuar me tremujorin e katërt të 2017-së te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 40.3 për qind, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 39.2 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 27.2 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 25.9 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 19 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar me 14.5 për qind. Derisa, rënie ka shënuar tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 11.5 për qind dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 10.6 për qind”, vijon njoftimi. /Telegrafi/