Një djalë rreth moshës 15 vjeç ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme në plazhin e Talës.
I mituri ka patur probleme shëndetësore dhe i ka rënë të fikët në ujë, duke rrezikuar jetën.
Kanë qenë pushuesit dhe banorët e zonës ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.
15-vjeçari është shoqëruar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.