Nuk duhet të shqetësohuni nëse keni pasur problem të hyni në llogarinë e juaj në Facebook dhe Instagram pasi që nuk jeni të vetmit.
Rrjeteve sociale iu kanë rënë sistemet dhe përdoruesit që nuk po mund t’i shfrytëzojnë këto, përcjell Telegrafi.
Me të njëjtin problem, por në nivel shumë më të vogël, është prekur edhe WhatsApp, aplikacion që gjithashtu është nën pronësinë e Facebookut.
Kontrolli nëpërmjet Downdetector, tregon për ankesat që janë bërë në mbarë botën nga përdoruesit, që nuk mund të hynin ose duhej të provonin disa herë derisa në qaseshin. /Telegrafi/