Në rrugën ‘Silifke’ të Fushë Kosovës ka rënë një shtyllë e telefonit e cila po qëndron e mbajtur vetëm në tela.
Qytetarët e kësaj lagje po ndihen të rrezikuar, derisa shprehen se për këtë rast kanë njoftuar edhe Policinë, emergjencën dhe punonjësit e KEDS-it.
Një banor i lagjes i ka dërguar fotografitë në e-mailin e redaksisë së KosovaPressit duke thënë se pavarësisht se i kanë njoftuar organet kompetente, askush nuk u ka dalë në ndihmë.
Sipas I.J, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes por pas një ore janë larguar. Ai thotë se thirrjes së banorëve u janë përgjigjur edhe punonjësit e KEDS-it, të cilët pas vrojtimit të shtyllës janë larguar me arsyetimin se kjo nuk është në kompetencë të tyre.