Telegrafi

Bie shitja e telefonave celularë

Kjo bëhet e ditur në hulumtimin e kompanisë "Gartner", në të cilën është saktësuar se rënie më e madhe është regjistruar në rajonin aziatiko-pacifik.

Rënien e shitjes së telefonave celularë më së miri e kanë ndier kompanitë "Nokia", "Motorolla", "Sony Ericsson", pjesëmarrja e të cilave në tregun botëror shënoi rënie të dukshme.

Sipas hulumtimeve të "Gartner", në kuartalin e parë të këtij viti në nivel global janë shitur 269 milionë telefona celularë, që është për 9,4 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Makfaks/