Në tremujorin e parë të këtij viti, shitja e apartamenteve në vend ka shënuar ulje në krahasim me tre muajt e fundit të vitit 2019. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës tregojnë se nga janari deri në mars të këtij viti, janë shitur 719 apartamente të ndërtuara rishtas, që është për 162 më pak se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Deri në muajin mars, në Maqedoni ka 6432 apartamente të ofruara në tregun e pasurive të patundshme. Nga Kadastra thonë se numri i ndërtesave të reja aktualisht plotëson kërkesën për apartamente të reja.
Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Patundshme:
“Janë regjistruar në total 4,935 shitje në tremujorin e parë të vitit 2020, nga të cilat 4.043 ishin shitje të pasurive të patundshme të vjetra, ndërsa 719 ishin shitje të ndërtesave të reja, pra shitja e parë e pasurive të patundshme. Numri më i madh i apartamenteve të shitura është në Komunën e Aerodromit, pra në këtë periudhë janë shitur 302 apartamente, ndërsa numri më i madh i shtëpive të shitura janë në territorin e komunës së Kumanovës, pra në këtë periudhë janë shitur 38 shtëpi. ”
Ne morëm konfirmim nga Banka Popullore se çmimi i pasurive të patundshme në tremujorin e parë të këtij ka rënë minimalisht. Përndryshe, apartamentet në komunën Qendër, ende shiten me çmimin më të lartë. Që nga fillimi i vitit, një metër katror në zonën qendrore të qytetit të Shkupit është shitur mesatarisht 970 euro. Vijon Komuna e Karposhit ku çmimi arriti në 930 euro. Në vendin e tretë për sa i përket lartësisë së hapësirës banesore është Aerodromi, ku apartamentet u shitën për 890 euro për metër katror. Në komunën e Gazi Babës, nga janari deri në mars, apartamentet janë shitur me një çmim prej 630 euro për metër katror, në Kumanovë 525 euro dhe 470 euro në Strugë.
Sa i përket pasurive të patundshme që jepen me qira, të dhënat e Kadastrës thonë se në periudhën e analizuar, janë regjistruar 2223 qira të pasurive të patundshme. Kjo është një rritje në krahasim me tre muajt e fundit të vitit 2019, kur janë dhënë me qira gjithsej 2.089 prona të patundshme./Alsat/