Banorët e Norilsk të Rusisë, mbetën të befasuar kur gjithçka prej rrugëve te veturat u skuq nga një ‘shi i kuq’. Madje, shumica prej tyre u frikësuan se mund të jetë ndonjë ogur i keq.
Mirëpo, meteorologët i hodhën poshtë pretendimet, pasi për ditë me radhë në këtë qytet ku ndodhet një minierë, kishte pasur në ajër shumë pluhur të kuq, transmeton Telegrafi.
Pluhuri me sasi të mëdha të mbetjeve nga nikeli dhe bakri, janë ngritur në ajër për të rënë më pas si shi me ngjyrë.
“Ishte si film horor, gjithçka dukej se është përgjakur. Ndjehesha sikur jam mallkuar”, ka thënë një prej banorëve.
Ekspertët e kimisë që i hulumtuan mostrat nga ky shi, thanë se kanë mbetjet e metaleve që përpunohen në afërsi, ndërsa nuk përbëjnë ndonjë rrezik. /Telegrafi/