Telegrafi

Bie prodhimtaria industriale në SHBA

Fabrikat në SHBA në muajin janar, megjithatë, kanë prodhuar 0,3 për qind më tepër mallra se sa në muajin e kaluar, që është muaji i pestë me radhë i zhvillimit të prodhimtarisë ripërpunuese, falë rritjes së kërkesës së automobilave dhe kamionëve.

Prodhimtaria industriale në SHBA është rritur për mbi dhjetë për qind nga niveli minimal gjatë recesionit në qershor të vitit 2009, por edhe më tej është rreth gjashtë për qind nën maksimumin e para krizës në vitin 2007.

Prodhimtaria industriale në dhjetor është rritur për 1.2 për qind, që ishte rritja më e madhe brenda shtatë muajve. /Telegrafi/