Site icon Telegrafi

Bie prodhimi industrial në Gjermani

Steel rolls are pictured at the plant of German steel company Salzgitter AG in Salzgitter, Lower Saxony, Germany March 3, 2016. REUTERS/Fabian Bimmer/File Photo

Prodhimi industrial në Gjermani ra papritmas në muajin Tetor, megjithatë sipas ekonomistëve kjo erdhi prej pushimeve publike. Prodhimi industrial ra me 1.4% pas një rënieje me 0.9% në Shtator.

Rëniet për dy muaj radhazi erdhën pas rritjes së fortë me 2.6% në muajin gusht, që ishte edhe norma më e lartë në 6 vite. Sipas ekonomistëve, pavarësisht rënies për dy muajt e fundit, zhvillimet në total për 2017-ën konfirmojnë se industria do të rikthehet gradualisht në një kontribues të fortë në rritjen ekonomike.

Ekonomia më e madhe e Europës po punon në kapacitet të plotë, me konsumin privat, shpenzimet shtetërore dhe tregtinë që po nxisin rritjen si në industri edhe në shërbime.

Mbështetur nga normat e ulëta të interesit dhe tregu i fortë i punës, ekonomia po përballon mirë trazirat politike si rezultat i dështimit të formimit të qeverisë nga kancelarja Angela Merkel. Ministria e Ekonomisë deklaroi se situata e favorshme në lidhje me porositë si dhe optimizmi i bizneseve, tregojnë për vazhdimin e një aktiviteti të fortë industrial.

Në tetor, mallrat kapitale, të konsumit dhe të ndërmjetme patën rënien më të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version