Telegrafi

Bie prodhimi industrial japonez

Prodhimi industrial ra në 2% në qershor në raport me majin, pasi ishte rritur 2,8% në maj në raport me prillin .Tregu ka pësuar një rënie prodhimi 1.7% në qershor.

Në tremujorin prill-qershor, fillimi i vitit fiskal në Japoni, prodhimi ra 0.7% në raport me tremujorin paraardhës. Kjo ishte vërejtur edhe për tremujorin janar-mars. Kjo rënie dy tremujorshe është më e gjata që prej 2001, vit në të cilin prodhimi japonez ka rënë përgjatë katër tremujorë ve.

Sipas ekonomistëve që prej 1953 ekonomia japoneze nuk ka mundur të evitojë ngadalësimin e prodhimit në rënie përgjatë dy tremujorëve rresht.

Cikli i rritjes së ekonomisë japoneze ka filluar që në 2002.