Telegrafi

Bie prodhimi i brendshëm dhe konsumi në Eurozonë

Statistikat e përafërta negative kanë qenë vetëm në tremujorin e dytë të 2003, kur rritja e ekonomisë në Eurozonë ka qenë në shifrat zero.

Po ashtu edhe investimet janë ulur me 1,2% në tremujorin e dytë, duke i hequr 0,3 pikë prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që konsumi familjar ka zbritur me 0,1 pikë.

Shpenzimet publike janë shtuar me 0,1 pikë ndërkohë që stoqet janë në të njëjtin nivel.Ekonomistët mendojnë që kjo rënie ekonomike do të reduktojë presionet inflacioniste në eurozonë dhe do ti japë shtysë Bankës Qendrore Evropiane të ulë kamatat e interesit mbi huat.

Banka Qendrore Evropiane pritet të mblidhet të enjten ndërsa sipas ekonomistëve duhet pritur viti 2009 që ky institucion të marrë vendim për të ulur përqindjet. Rënia ekonomike në eurozonë është konstatuar në tre ekonomitë e para si Gjermania, Franca dhe Italia.

Duke e krahasuar me ekonomitë e tjera, prodhimi i brendshëm bruto në Japoni është ulur me 0,6% ndërsa ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me 0,8%.