Papunësia në Spanjë nga 24.5 për qind ka rënë në 23.7 për qind, kjo falë rritjes ekonomike dhe turizmit gjatë sezonës së verës, tregojnë të dhënat zyrtare.
Nga korriku në shtator numri i të papunëve ka rënë për 195,200, tregojnë këto të dhëna, sipas të cilave numri total i të papunëve në Spanjë tani është 5.4 milionë.
Hapja e vendeve të punës më shumë ka ndodhur në sektorin e shërbimeve.
Spanja ka pritur 31 milionë turistë të huaj për një periudhë prej 3 muajve, 8.1 për qind më shumë se në vitin 2013.
Këtë vit, Ministri i Turizmit, Jose Manuel Soria e ka përshkruar si sezonën më të mirë turistike. /Telegrafi/